Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kombëtares shqiptare përballë Hungarisë në “Pushkas Arena”, të zhvilluar me 9 tetor.
Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në minutën e 26-të pas një përplasje që pati me portierin Berisha në përpjekje për të larguan një top të hedhur në zonën e “kuqezinjëve”
Nga dëmtimi që mori, Gjimshiti u detyrua të linte fushën e lojës dhe të rikthehet para kohe në Itali, për t’iu nënshtruar vizitave mjeksore, për të parë dhe shkallën e dëmtimit.
Në një postim të bërë nga Klubi i Atalantës bëhet e ditur se Berati i është nënshtruar një operacioni në krah, në një klinikë në Torino, duke e kaluar me sukses këtë sprovë. Sipas tyre 28-vjeçari shqiptarë do të qëndrojë të paktën 1 muaj larg fushave të futbollit.
Kjo nënkupton se Gjimshiti do humbas me shumë gjasa edhe ndeshjet e nëntorit të kombëtares shqiptare kundër Anglisë dhe Andorrës, ndërsa përveç ndeshjeve kampionale me Atalantan, mbrojtësi shqiptarë do të mungojë edhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Mançester Junajtedit, duke humbur kështu përballjet me Kristiano Ronaldon.