Rezultatet e fundit të kombëtares shqiptare, sidomos ato të muajit tetor kanë entuziazmuar tej mase tifozët shqiptarë, tek të cilët është rikthyer dashuria për Shqipërinë.
Më së miri për këtë flet edhe interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen kundër Polonisë, ku thuhet se që tani janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që do të zhvillohet me 12 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Janë rreth 22.000 bileta të shituara deri në këto momente, ndërsa një ferr i vërtetë do të pret Poloninë në Tiranë, atje ku tifozët kanë menduar edhe për shumë surpriza që do t’i shpalosin në ndeshjen që me shumë gjasa do të vendos për atë pozitë të dytë në grupin “I”.
Pas 6 xhirove të para, Anglia me 16 pikë kryeson renditjen para Shqipërisë që ka 12, ndërsa Polonia me 11 pikë dhe Hungaria me 10 pikë renditen në pozitat 3 dhe 4.