Sulmuesi i talentuar i FC Shkupit, Marko Gjorgjievski shumë lehtë mund të shndërrohej në heroin e përfaqësueses shpresa të vendit në përballjen ndaj Ishujve Faroe, ndaj të cilëve barazuam me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për eliminatoret e europianit të vitit 2023 dhe i takonte grupit “H”, në të cilin Maqedonia U21 kishte barazuar më parë edhe me Serbinë (0:0), teksa kishte pësuar disfatë 3:0 përballë Francës.
Ishujt Faroe avansuan vetëm pas 8 minutave lojë me anë të Johansen, ndërsa golin e barazimit Gjorgjievski e realizoi në minutën e 55-të.
Sulmuesi i FC Shkupit në minutën e 76-të realizoi edhe një gol tjetër, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje. Arbi Vosha me një pasim të gjatë mjaft mirë gjeti para zonës kundërshtare Gjorgjievskin, i cili si një sulmues i spikatur pa menduar shumë goditi me të djathtën e tij saktë në rrjetën e vendasve, mirëpo ky gol megjithatë nuk vlejti, ashtu që në fund Maqedonia U21 duheshe të kënaqet vetëm me barazim.
Pas 3 xhirove të para Maqedonia me vetëm 2 pikë renditet në pozitën e fundit të grupit “H”, në të cilin kryeson Ukraina me 6 pikë. (infOSport.mk)