Majk Tajson është vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa një gjë të tillë thotë se e ka bërë vetëm nga nevoja.
“Nuk e kam bërë me dëshirë”, tha Tajson për “USA Today”.
“Unë jam pak i shqetësuar për këtë. E bëra sepse udhëtoj shumë jashtë vendit dhe nëse nuk udhëtoj, nuk jetojmë. Kështu që vendosa të rrezikoj dhe ta bëj vaksinën. Njerëzit bëjnë zgjedhjen vetë, unë kurrë nuk jam sëmurë”, – tha boksieri.
55 vjeçari mund të ketë qenë i infektuar më parë me COVID-19, tha ai, por nuk është i sigurt.
“Kisha kollë dhe isha në një vend me shumë njerëz. Gjatë gjithë kohës kollitesha, dhe më pas u dehidrova”.