Aventura e Serhio Ramos te Paris Sen Zhermen mund të mbyllet shumë më shpejt se sa ishte menduar. Mbrojtësi spanjoll u bashkua me parisienët në merkaton e verës, pasi vendosi të mos rinovonte me Realin e Madridit.
Megjithatë aventura e Ramos te klubi francez nuk ka nisur në mënyrën më të mirë mundshme, pasi pësoi dëmtim në fillim të sezonit dhe ende nuk është gati për të luajtur.
Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të tij nga rradhët e PSZH-së.
“El Nacional” raporton se drejtori i parisienëve, Leonardo po mendon ta shesë në merkaton e janarit. Për mbrojtësin interes në të kaluarën ka shfaqur Mançester Junajtedi, skuadër kjo që në këtë mënyrë do të bashkonte ish dyshen e Realit, Ramos-Varane.
Leonardo ka gati një propozim, për ta shkëmbyer me sulmuesin Martial, për të cilin francezët kanë shfaqur pëlqimin e tyre.