Kombëtarja e Hungarisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë, ndeshje kjo që në program është me datë 9 tetor,
Kjo ndeshje do të luhet në tokën hungareze, mirëpo një lajm i mirë për Shqipërinë, është se e njëjta do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak koreve raciste të tifozëve hungarez dhe gjë sendeve të hedhura në fushë përballë kombëtares angeze.
Mirëpo ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për “kuqezinjtë”, pasi Hungaria përballë kombëtares shqiptare do të duhet të luaj pa mbrojtësin kryesor, Villi Orban.
Futbollisti i RB Lajpcig ende po kurohet nga një dëmtim, ndaj dhe mungoi në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij në Bundesligë përballë Bohumit.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Hungarisë përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se Orban nuk është i është bashkuar ende Kombëtares dhe do të pritet deri në ditët e fundit për të parë sesi do të jetë gjendja e tij.
Kujtojmë në ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena”, Shqipëria falë super golit të Armando Brojës mundi Hungarinë me rezultatin minimal 1:0.
Pas 6 xhirove të zhvilluara, Shqipëria me 12 pikë mban pozitën e dytë, menjëherë pas Anglisë që ka 16 pikë, ndërkohë Hungaria me 10 pikë renditet në pozitën e katërt, menjëherë pas Polonisë që zë vendin e tretë me 11 pikë.
Pikërisht Polonia do të jetë kundërshtari i rradhës i “kuqezinjëve” të Edi Rejës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania” me datë 12 tetor.