E shtuna sjellë 5, nga gjithsej 6 ndeshje të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor,njofton “infOSport.mk”.
Vëmendja do të përqëndrohet në Shtip, aty ku mejdanin do të ndajnë Bregallnica dhe Renova dhe në Shkup, më saktësisht në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku Makedonija GJ.P do të jetë nikoqir i Renovës së rilindur.
Shkëndija në Tetovë është favorit absolut përballë Borecit, në lagjen e Autokomandës Skopje do të mirëpret Akademia Pandevin, që në Shkup vjen me të vetmin qëllim fitoren, pas asaj disfate në derbin ndaj FC Shkupit.
Në Manastir mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e fundit në tabelë Pelisteri dhe Tikveshi, ndërsa kjo javë mbyllet nesër me derbi ndeshjen FC Shkupi – Rabotniçki. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 9 |
||||||||||||||||||
|