Taulant Xhaka refuzon sërish ftesën e Kombëtares shqiptare. Mesfushori i Bazelit ka qenë i përfshirë në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Hungarisë dhe Polonisë, por nuk ka pranuar të bashkohet me “kuqezinjtë”.
“Ora Neës”, bën me dije se se Xhaka ka refuzuar për herë të 5-të ftesën e trajnerit Reja dhe tekniku italian ka vendosur që ta fshijë përfundimisht nga lista lojtarin për aq kohë sa do të jetë në krye të stolit të Shqipërisë.
Xhaka refuzoi të bashkohej me kuqezinjtë edhe një muaj më parë me pretekstin se ishte i dëmtuar, por këtë herë situata është e qartë.
Xhaka nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren me Rejan në stol pas përplasjes që kanë patur me të në të kaluarën dhe kjo është duket nga 5 refuzimet që lojtari i ka bërë teknikut italian.