Interi e ka nisur mirë sezonin e ri nën drejtimin e Simone Inzaghit, duke arkëtuar 14 pikë në 6 xhirot e para. Mirëpo klubi nuk po arrin të del nga kriza financiare dhe ditët e fundit është raportuar se “Suning” planifikon ta nxjerr në shitje skuadrën “zikaltër”.
Edhe përkundër largimit të Lukakut dhe Hakimit, ata nuk kanë arritur të stabilizojnë financat.
E përditshmja spanjolle “Marca”, raporton se Mançester Junajtedi synon të shfrytëzojë rastin, duke tentuar transferimin e Nikolo Barellas verën e ardhshme.
Pogba sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Old Traford”, teksa Kristiano Ronaldo thuhet që personalisht nga drejtuesit e Mançester Junajtedit ka kërkuar transferimin e Barellas.
Barella konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Interit, por oferta prej 110 milion eurove që kanë përgatitur drejtuesit e “Djajve të Kuq”, vështirë që mund të refuzohet nga kinezët e “Suning”.