Renova fiton dhe merr kryesimin, derbi shqitarë Struga TL-Shkëndija mbyllet me barazim

Renova ka marrë një fitore të madhe 5:2 ndaj Bregallnicës në ndeshjen e zhvilluar sot në Tetovë, e që i takonte javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Qatip Osmanit zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira të këtij edicioni, ku nuk munguan aksionet e bukura dhe super golat. Futbollistë i ndeshjes pa dyshim se ishte Remzifaik Selmani, i cili përveç që shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, asistoi edhe në dy gola të tjerë të shënuar nga Fatjon Jusufi dhe Shefit Shefiti gjatë pjesës së parë. Në pjesën e dytë të saktë dolën të jenë edhe mbrojtësi Antonio Ilieski dhe rezervisti Burhan Mustafov. Në anën tjetër për Bregallnicën në këtë përballje shënuan, Altiparmakovski gjatë pjesës së parë dhe Manevski në të dytën.

Derbi shqiptarë midis Struga Trim Lum dhe Shkëndijës u mbyll me barazim 1:1. Emir Skenderi gjatë pjesës së parë shënoi golin e parë të takimit në minutën e 11-të, duke kaluar në epërsi Struga Trim Lumin, derisa Shkëndija barazoi rezultatin në minutën e 80-të me anë të Angelçe Timovskit.

Falë “dopietës” së Hristijan Kirovskit, Skopje në Veles mundi Borecin vendas me rezultatin 2:0, ndërkohë Tikveshi në ndeshjen e parë si vendas me trajnerin Vlatko Kostov në krye mundi bindshëm 3:0 Makedonija GJ.P.

Që të tre golat skuadra nga Kavadari i realizoi në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja në Shkup midis Rabotniçkit dhe Pelisterit u mbyll me barazim 1:1.

Aleksandar Ristevski kaloi në epërsi Rabotniçkin që në pjesën e parë, ndërsa fitoren “romantikëve” ua mohoi francezi Glorio Antonio në minutën e 91-të. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 8

Struga Trim Lum 1:1 Shkëndija
Renova 5:2 Bregallnica
Rabotniçki 1:1 Pelisteri
Boreci 0:2 Skopje
Tikveshi 3:0 Makedonija Gj.P
Ak.Pandev 18:00h FC Shkupi

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply