Qyteti i bukur i Strugës sot do të mirëpret derbin shqiptarë midis Struga Trim Lum dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Këto ndeshje gjithnjë kanë zgjuar shumë interesim, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot, ku është paralajmëruar edhe prezenca e tifozëve mysafir “Ballistët” nga Tetova.
Mirëpo pavarësisht kësaj, nga tabori i skuadrës vendase janë shumë optimistë se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi të vendit.
“Sigurisht që Struga Trim Lum ka forcë dhe ekip me kualitet të lartë që ta mund Shkëndijën. Atmosfera në klubin tonë është shumë e mirë, ndaj dhe nesër në fushë do dalim vetëm për 3 pikë, duke pasur parasysh se pritshmëritë e Struga Trim Lum këtë vit janë shumë të larta” – është shprehur Abdylhadi Jahja për faqen zyrtare të klubit strugan.