Renova sot në kuadër të javës së 8-të në elitën e futbollit vendor do të mirëpret Bregallnicën, një skuadër shumë e papërshtatshme, që në disa raste ka ditur të befasojë edhe skuadrat favorite, ashtu që edhe ndeshja e sotme në Tetovë pritet të jetë me shumë paqartësi, shkruan “infOSport.mk”.
Tek të dyja skuadrat mbizotëron atmosferë pozitive pas atyre fitoreve në ndeshjet e fundit.
Xhelil Abdulla i Renovës i kënaqur nga rezultatet e deritanishme të skuadrës së tij, beson se do vazhdojnë me këtë ritëm edhe pas këtij takimi ndaj skuadrës së Bregallnicës.
“Këtë sezon gjithçka shkon sipas planit, atmosfera në ekip ështe e shkëlqyer dhe besoj që edhe ndeshjen e sotme kundër Bregallnicës të vazhdojmë me ecurinë pozitive” – është shprehur Abdulla për faqen zyrtare të klubit.
Ndeshja midis Renovës dhe Bregallnicës starton në ora 15:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Stojançe Trpçevski nga Kavadari. (infOSport.mk)