Një lajm i mirë për trajnerin Edi Reja në prag të ndeshjeve të tetorit të Kombëtares shqiptare. Mesfushori luftarak Amir Abrashi është rikthyer në fushë me Grasshoperin, me ç’rast i njëjti pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet e tetorit që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Polonisë dhe Hungarisë.
Mesfushori kuqezi u dëmtua në sfidën ndaj Hungarisë teksa pritej një muaj jashtë fushe, por Abrashi i ka surprizuar të gjithë duke i rikthyer në fushën e blertë më herët.
Një lajm i mirë ky për Shqipërinë dhe për Rejan, që gjen një nga më të besuarit e tij për dy sfidat e tetorit. Abrashi në këtë mënyrë vërtetoi edhe fjalët e trajnerit të tij te Grasshopersi, Xhiorxhio Kontini i cili pak kohë më parë shprehej se “Abrashi ka mish shqiptar, ai shërohet më shpejt”.