Arijan Ademi do ti mungojë Maqedonisë edhe në ndeshjet e tetorit!

Arijan Ademi mund ti mungojë Maqedonisë edhe në ndeshjet e tetorit. Futbollisti shqiptarë i Dinamo Zagrebit ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij përballë Orijent në kuadër të Kupës së Kroacisë, duke lëshuar fushën që para kohe, përcjellë “infOSport.mk”.

Nga tabori i Dinamo Zagreb bëjnë me dije se Ademi së shpejti do të ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore, me qëllim për të caktuar shkallën e dëmtimit të tij.

Në rast se mjekët konfirmojnë ndonjë lëndim serioz, është më se e qartë se Ademi nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë përfaqësuesen e Maqedonisë për ndeshjet e tetorit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022-të që do të mbahet në Katar. Maqedonia gjatë këtij muaji fillimisht do të luaj si mysafir me Lihtenshtejnin me datë 8 tetor, që 3 ditë më pas në Shkup të mirëpret favoritët e Gjermanisë.

Kujtojmë Arijan Ademi mungoi edhe në ndeshjet e shtatorit të përfaqësueses së Maqedonisë, që regjistroi 3 barazime, edhe atë 0:0 ndaj Armenisë dhe Rumanisë në Shkup, si dhe 2:2 ndaj Islandës në Rejkjavik. (infOSport.mk)

Leave a Reply