Faqja e njohur e statistikave të futbollit, CIES, ka bërë një parashikim të sezonit aktual në Serie A. Sipas këtij parashikimi, Interi do dilte sërish kampion, ndërkohë ky parashikim nuk do të linte një shije të mirë te tifozët e Juventusit.
Skuadra bardhezi është parashikuar ta mbyllë kampionatin në vendin e gjashtë, pra jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht formës së mirë që Milani ka treguar në këtë fillim-sezoni, sipas CIES, “kuqezinjtë” nuk do të shkojnë më shumë se vendi i tretë, ndërsa i dyti renditet Napoli i Amir Rrahmanit dhe Elif Elmas.
RENDITJA SIPAS CIES: |
“Serie A” |
1. Inter |
2. Napoli |
3. Milan |
4. Roma |
5. Atalanta |
6. Juventus |
7. Lazio |
8. Sassuolo |
9. Fiorentina |
10. Bologna |
11. Udinese |
12. Sampdoria |
13. Torino |
14. Genoa |
15. Empoli |
16. Hellas Verona |
17 Cagliari |
18. Venezia |
19. Spezia |
20. Salernitana |