Nesër luhen 3 takimet e fundit të raundit të parë të Kupës

Të mërkurën në futbollin vendor në program janë 3 ndeshjet e fundit të raundit të parë të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija e Tetovës do të jetë mysafir i Kit Go në Pehçevë. Do të jetë kjo hera e tretë që këto dy skuadra do të takohen njëra me tjetrën, duke pasur parasysh se u takuan edhe në vitin 2018-të në kuadër të 1/8 së finales. Shkëndija në ato dy ndeshje kishte dominuar plotësisht, duke shënuar fitore 2:0 në Tetovë dhe 5:0 në Pehçevë, aty ku sërish shihet si favorit absolut për të kaluar këtë raund.

Favorit është edhe FC Shkupi përballë Veleshtës, te e cila skuadër mbizotëron atmosferë shumë pozitive pas asaj fitore në kampionat ndaj Vardarit. Mbetet të shihet nëse Veleshta e Nijas Lenës do të ketë forcë për të bërë edhe një senzacion tjetër, edhe pse realisht përballë do të ketë një kundërshtarë shumë të rëndë.

Ndeshja e fundit e ditës së nesërme në kuadër të 1/16 së finales do të jetë ajo midis Nju Star dhe Borecit. Që të trija këto takime nesër do të startojnë në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply