Renova dhe Struga Trim Lum u përballën në xhiron e 7-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Trajneri i “gjipspunuesve” Qatip Osmani, ishte i ftuar mysafir në emisionin ‘Sportmania’ që transmetohet në televizionin Shenja. Ai përveç analizës dhe objektivave për ekipin e tij, ai në një pjesë komentoi edhe mesfushorin e Strugës, Bunjamin Shabanin.
“Bunjamin Shabani në ndeshjen me Renovën kishte një liri të plotë. Është një lojtarë që e njohim të gjithë, futbollist me kualitete të larta që din të shënojë gol dhe din të dhurojë pasime dhe asiste. Forma e tij në këtë kampionat e dëshmojnë rezultatet e Strugës që janë merita e tij që luan shumë mirë. Ai futbollist është lidhësi i mesfushës në ofanzivë dhe defanzivë. Dallimi është se Bunjaminin, Struga e qarkullon topin dhe ka lojë të mirë”, u shpreh legjenda Qatip Osmani.