Janë mbyllur 45 minutat e para në kuadër të ndeshjeve të javës së 7-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Gola ka vetëm në dy ndeshje, edhe atë në Shkup, në stadiumin e Çairit, aty ku FC Shkupi po avanson me shifrat 2:0 përballë Borecit, si dhe në Autokomandë, ku Shkëndija falë golit të Valmir Nafiut në pushim shkoi me epërsinë minimale 1:0.
Ndryshe golin e avantazhit për FC Shkupin e realizoi Matej Cvetanoski, i cili mjaft mirë veproi në zonën kundërshtare, duke shënuar një super gol me të majtën e tij.
Edhe pas këtij goli, FC Shkupi kishte dominim të plotë, duke rrezikuar seriozisht portën e Riniç, i cili kapituloi edhe njëherë tjetër në fundin e pjesës së parë, kur sulmuesi nigerian Adetunji shënoi për 2:0.
Në Tetovë, derbi midis skuadrave shqiptare, Renovës dhe Struga Trim Lumit u mbyll me rrjeta të paprekura, njëjtë sikurse edhe ndeshjet Pelister – Akademia Pandev, Makedonija GJ.P – Rabotniçki dhe Bregallnica – Tikvesh. (infOSport.mk)