Veleshta ka bërë surprizën më të këndshme të javës së katërt në Ligën e Dytë – Perëndim, duke mundur skuadrën me më shumë trofe në vend, Vardarin me rezultat 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Pjesa e parë foli për ekipin shkupjan, që në pushim shkoi me epërsi minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Ivan Nikollov në minutën e 37-të.
Pjesa e dytë në tërësi foli për ekipin vendas, Veleshtën, skuadër kjo që falë golit të Mirlind Dautit në minutën e 54-të fillimisht barazoi rezultatin, ndërkohë në minutën e 62-të veterani Nijas Lena nga penaltia shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës strugane.
Ky gol morri shumë vëmendje, kjo falë mënyrës së ekzekutimit nga ana e Nijas Lenës, i cili shënoi me panenkë, një gjë që më herët e kishte bërë edhe me Struga Trim Lum.
Ishte kjo fitorja e parë për Veleshtën, skuadër kjo që pas 4 xhirove të para numëron 4 pikë, po aq sa ka edhe Vardari në pozitën e 8-të.