Boksieri britanik Dejvid Haje, i rikthyer në ring pak ditë më parë pas tre vjetësh pushim, e që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj Xho Furnier, ka bërë një deklaratë të bujshme: Synon të duelojë me kampionin e botës në peshën e rëndë, Tajson Fjuri.
Këta dy boksierë duhej të ishin përballur dikur, por sfida u anulua. Haje, tashmë 40 vjeç, synon ta realizojë këtë gjë.
“Është vetëm një boksier me të cilin kam dëshirë të përballem tani që u riktheva në ring, Tajson Fjuri. Unë jam i vetmi që mund ta mposht, pasi i di sekretet e tij, di se si ta zbërthej në ring. Edhe Tajson e di këtë gjë. Nëse ai po kërkon një rival, atëherë unë ja ku jam, i gatshëm të përballem me të. Fjuri kërkon një sfidë të vërtetë, fansat e dëshirojnë këtë sfidë, ndaj le ta organizojmë. Fjuri do të ketë përballë dikë që do ta mposhtë me KO”, ka thënë Haje.