Trajneri Zaharievski flet pas fitores ndaj Sasa-s në kuadër të Kupës

Struga Trim Lum vazhdon me paraqitjet pozitive këtë edicion në futbollin vendor. Pas rezultateve pozitive në kampionat, skuadra e Srgjan Zaharievskit, kaloi me mjaft sukses edhe pengesën e parë në kuadër të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e 1/16 së finales, ekipi strugan mundi Sasa-n në Kamenicë me shifrat 2:0. Kjo fitore ka kënaqur edhe trajnerin e Struga Trim Lum, kjo pasi ekipi i tij në asnjë moment nuk vuri në dyshim fitoren në këtë përballje, edhe pse golin e dytë e realizoi vetëm 5 minuta para fundit të takimit.

Kishim kontroll ndaj lojës gjatë gjithë 90-të minutave, edhe pse golin e dytë e realizuam ka fundi i takimit. Megjithatë edhe pa të fitoren në asnjë moment nuk e vumë në rrezik” – është shprehur trajneri i Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski  për faqen zyrtare të klubit.

Golat për Struga Trim Lum në transfertën në Kamenicë ndaj Sasa-s i shënuan Emir Skenderi dhe Berat Beqiri. (infOSport.mk)

Leave a Reply