Super përballja në “Enfilld Roud” midis Liverpullit dhe Milanit u mbyll me fitoren e vendasve 3:2, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë foli për italianët, që brenda dy minutave shënuan dy gola, duke shkuar në pushim me epërsinë 2:1. Rebiç në minutën e 42-të barazoi rezultatin, pas atij goli të Arnold në minutën e 9-të, derisa Brahim Diaz bëri që tifozët e Milanit të jenë në delir në minutën e 44-të, kur shënoi golin e dytë në rrjetën e Alison Beker.
Vlen të përmendet se Liverpulli gjatë pjesës së parë, më saktësisht në minutën e 14-të humbi një penalti me anë të Mohamed Sallah.
Megjithatë gabimin egjiptiani e përmirësoi në pjesën e dytë, kur në minutën e 49-të barazoi shifrat në 2:2.
Golin e fitores për Liverpullin e realizoi Henderson në minutën e 69-të.
Paris Sen Zhermeni u ndal në barazim 1:1 në transfertën në Belgjikë përballë Klub Bryzh, edhe pse në fushë zbriti me treshen e frikshme, Messi-Mbape-Nejmar.
Mirëpo kur asnjëri prej tyre nuk shënon, atëherë nuk ka se si edhe Parisi të fiton. Në mungesë të golit nga kjo treshe Ander Herera në minutën e 15-të shënoi golin e epërsisë, ndërsa Bryzh me anë të Vanaken në minutën e 27-të barazoi shifrat në 1:1, rezultat ky që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë.
Lum golash në Mançester, aty ku Siti i Pep Guardiolas mundi 6:3 Lajpcigun.
Fitore e thellë edhe për Ajaksin, që në Portugali mundi Sportingun me shifrat 5:1, ndërkohë Rodrygo shtangu interistët me golin e shënuar në minutën e 89-të, duke i siguruar kështu 3 pikët e para Realit të Madridit.
Ndërkohë ndeshja që zgjati më shumë mbrëmjen e sotme, ajo midis Atletiko Madridit dhe Portos, edhe pas 100 minutave u mbyll me barazim pa gola. (infOSport.mk)