Bajerni demolon Barcelonën, fitojnë edhe Çelzi dhe Juve (VIDEO)

Bajerni i Munihut edhe njëherë tjetër ka treguar forcën përballë Barcelonës, duke mundur këta të fundit midis “Kamp Nou” me shifrat 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Levandovski sërish kishte fjalën kryesore, duke shënuar dy gola gjatës pjesës së dytë, derisa në të parën kishte shënuar edhe Tomas Myller.

Një fitore identike 3:0 në transfertë morri edhe Juventusi i Masimiliano Allegrit, që në Suedi mundi Malmon. Italianët që të tre golat i realizuan gjatë pjesës së parë. Aleks Sandro hapi serinë e golave në minutën e 23-të, derisa në fundin e saj në listën e golashënuesve u regjistruan edhe dy sulmuesit Dybala (45’) dhe Morata (45+1’).

Çelzit i mjaftoi goli i Romelo Lukakut në minutën e 69-të për të mundur Zenitin në “Stemford Brixh”, derisa 3 ndeshjet tjera të orës 21:00 u mbyllën me barazime.

Ndeshjet Dinamo Kiev – Benfika dhe Lille – Volfsburg u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërkohë Atalanta e Berat Gjimshitit barazoi 2:2 ndaj Viljarealit në “El Madrigal”.

Freuler vetëm pas 6 minutave lojë kaloi në epërsi ekipin nga Bergamo, skuadër kjo që më pas e pa veten në disavantazh pas golave të Trigueros (39’) dhe Danjuma (73’), derisa barazimin ua solli Gosens me golin e realizuar në minutën e 83-të. Kujtojmë mbrëmja e sotme e Ligës së Kampionëve nisi me surprizën e madhe në Zvicër, ku Jang Bojs mundi Mançester Junajtedin me shifrat 2:1, ndërkohë Sevilja në “Ramon Sançez Pizhuan” barazoi 1:1 ndaj Salzburgut. (infOSport.mk)

Leave a Reply