Lukas Bilja, mëngjesin e sotëm nuk është paraqitur për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Lacio, që janë të domosdoshme para fillimit të sezonit të ri. Mungesa e tij ka bërë që edhe më shumë të shtohen zërat për largimin e tij drejt Milanit.
Disa herë drejtuesit e të dyja klubeve nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth shumë së transferimit, pasi drejtuesit “lacial” për shërbimet e argjentinasit kërkonin 25 milion euro, derisa “kuqezinjtë” ofronin vetëm 15 milion euro, plus dhe një futbollist.
Mirëpo sipas “mediaset” gjërat tashmë kanë ndryshuar, duke bërë me dije se Lacio ka pranuar ofertën prej 15 milion eurove, duke shtuar këtu edhe disa bonuse shtesë.
Kontrollet mjekësore të Lukas Bilja në “Olimpiko” janë shtyrë për 48 orë, kohë kjo në të cilën milanezët do të tentojnë që ti plotësojnë të gjitha kërkesat e futbollistit dhe ekipit të tij, Lacios.
Nëse jy transferim bëhet realitet, atëherë 31-vjeçari Bilja do të ishte përforcimi i 8-të i Milanit gjatë kësaj merkatoje të verës.