Renova fitoren në Kavadar ua kushtoi viktimave në spitalin modular të Tetovës (VIDEO)

Renova ka shënuar fitore 2:0 përballë Tikveshit në Kavadar në kuadër të javës së 6-të, ndërsa të njëjtën ata ua kanë dedikuar 14 viktimave nga tragjedia që ndodhi në spitalin modular të Covid 19 në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

“Fitore kushtuar viktimave në tragjedin e Spitalit Modular në Tetovë.

Ngushllime Familjeve 🙏🏼

PREHUNI NE PAQE🤲

TETVA” – kishin shkruar nga tabori i Tetovës në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Renova kishte shënuar nga një gol në secilën pjesë, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme që e dërgojnë këtë skuadër në kreun e tabelës.

Një harkim të Fatjon Jusufit në shtyllën e dytë në minutën e 25-të, e shfrytëzoi Emran Ramadani, i cili pasi qetësoi topin me të djathtën e tij shënoi një super gol në rrjetën e Dimovskit.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutuave në këtë përballje, në të cilën Renova e arriti atë që dëshironte, ndërsa fillimi i pjesës së dytë u takoi futbollistëve vendas, të cilët kërkonin që sa më shpejtë të shënonin golin e barazimit.

Në minutën e 53-të Hristov arriti të mposhtë Hadis Velii, mirëpo goli i sulmuesit të skuadrës vendase u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Tikveshi vazhdonte të kërkonte golin e barazimit, ndërsa Renova përmes kundërzbritjeve tentonte të shënonte edhe golin e sigurisë, të cilin e gjeti vetëm në minutuën e katërt shtesë, kur Remzifaik Selmani, pasi doli i vetëm para portierit Dimovski, arriti që ta kalojë atë dhe ta mposhtë edhe njëherë tjetër në këtë ndeshje, për rezultatin përfundimtarë, Tikveshi 0, Renova 2.

Për “gjispunuesit” ishte kjo fitorja e 3-të sezonale, me ç’rast kjo skuadër tashmë renditet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërkohë Tikveshi me vetëm 2 pikë mbetet në pozitën e parafundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply