Shqipëria ka regjistruar një ndër fitoret më të thella në historikun e saj, duke mundur 5:0 San Marinon në ndeshjen e grupit “I”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi kuqezi i Edi Rejës zhvilloi një super ndeshje sonte në “Elbasan Arena”, duke mos vënë në diskutim fitoren në asnjë moment.
Pjesa e parë dhuroi vetëm një gol, edhe atë me anë të Rej Manajt, ndërsa pjesa e dytë dhuroi një spektakël të vërtetë, kjo edhe për fajin e dyshes Odise Roshi – Amando Broja, që i inkuadruan në fillimin e kësaj pjese, duke i dhënë një ritëm shumë më të shpejtë lojës së “kuqezinjëve”.
Pikërisht asisti i Brojës, i mundësoi Qazim Laçit për të shënuar golin e dytë në minutën e 58-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas në skenë doli pikërisht dyshja Roshi-Broja, me këtë të fundit që shënoi sërish për Shqipërinë, pas atij goli ndaj Hungarisë të dielën.
Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave, pasi një asisti tjetër i Odise Roshit i mundësoi kapitenit Elseid Hysajt të shënojë golin e katërt në minutën e 68-të, ndërkohë rezultatin përfundimtarë Shqipëria 5, San Marino 0, e vendosi Myrto Uzuni, kjo falë asistit të Armando Brojës, i cili edhe pse pati mundësi të shënonte në rrjetën e mysafirëve, vendosi të pasojë për bashkëlojtarin e tij të sulmit, duke i mundësuar futbollistit të Ferencvarosh që të shënojë në këto ndeshje të shtatorit, në të cilat Shqipëria regjistroi 2 fitore dhe 1 disfatë.
Falë këtyre dy fitoreve Shqipëria tashmë renditet në pozitën e dytë në grupin “I” me 12 pikë, 4 më pak se Anglia e vendit të parë, që barazoi 1:1 në transfertën ndaj Polonisë. (infOSport.mk)