Serxhio Ramos u bashkua me Paris Sen Zhermenin këtë verë pas 15 sezoneve të kaluara te Real Madrid, ku fitoi gjithçka që mundeshe.
Por dhe pse prej kohësh është pjesë e grupit të parisienëve, Ramos nuk ka debutuar ende me fanellën e PSZh-së. Arsyeja është një dëmtim që pësoi ish-kapiteni i Spanjës në fund të korrikut ku ende nuk ka mundur të rikuperohet.
Edhe pse u përfol se debutimi i tij do të bëhej këtë fundjavë pas kthimit nga kombëtaret, kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Sipas mediave parisiene problemi i tij shëndetësor nuk është zgjidhur ende dhe kjo ka bërë që tifozët të fillojnë të dyshojnë pasi me shumë mundësi diçka fshihet pas.
Ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështje, por Ramos njihet për natyrën e tij ekspresive dhe ndonjë mosmarrëveshje mund të mbajë peng debutimin e tij me fanellën e PSZh-së.