Antuan Grizman ka barazuar legjendën Mishel Platini në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares franceze.
Me dy golat e shënuar në ndeshjen e sontme ndaj Finlandës, sulmuesi i Atletiko Madridit pozicionohet i treti me 41 golla.
Sulmuesit i duhen edhe 10 gola për të kaluar në vendin e parë si gollashënuesi më i mirë në histori, i cili mbahet nga Tieri Henry me 51 golla, i ndjekur nga Olivie Zhiru me 46 gola.