Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në kategorinë U21 ka pësuar disfatë në transfertën ndaj Anglisë, njofton “infOSport.mk”. 2:0 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Milton Kejnes, me anglezët që shënuan të dy golat që në pjesën e parë, edhe atë brenda 27 minutave të para.
Ishte Breuster që shënoi golin e parë në minutën e 11-të, ndërkohë Palmer në minutën e 27-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.
Ishte kjo ndeshja e dytë për Kosovën në kuadër të grupit “G”, aty ku “dardanët” kanë regjistruar edhe një fitore dhe aktualisht mban pozitën e katërt në grup me 3 pikë, derisa Anglia me 3 pikë, mirëpo nga vetëm një ndeshje mban pozitën e dytë në grup.
E para është Republika Çeke, me dy fitore nga po aq ndeshje, përfshirë këtu edhe fitoren e fundit ndaj Shqipërisë, 4:0. (infOSport.mk)