Përfaqësuejsa U21 e Maqedonisë sot nga ora 16:00 në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër do të luaj ndaj Serbisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2023 që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.
Para kësaj sfide ka folur edhe trajneri Dragan Kanatllarovski, i cili tha se skuadra ka punuar maksimalisht këtyre ditëve në Ohër dhe se atmosfera është e shkëlqyer në taborin e “verdhekuqve”.
“Jemi të fokusuar maksimalisht për ndeshjen me Serbinë. Djemtë janë të përgatitur, punuam maksimalisht këto ditë në Ohër, me qëllim për të luajtur sa më mirë këtë sfidë kundër Serbisë. Nxjerrëm shumë mësime nga ndeshja me Francën. Nuk do ti përsërisim të njejtat gabime. Futbollistët janë të vetëdijshëm që zhvilluam ndeshje të dobët dhe dëshira për tu treguar në takimin e sotëm është shumë e madhe. Ndeshja me Serbinë do të jetë më ndryshe nga takimi i parë me Francën në këto eliminatore. Atmosfera është e shkëlqyer dhe besoj se do ti gëzojmë tifozët”, – ka deklaruar seleksionuesi Kanatlarovski.
Në grupën H, përveç ndeshjes Maqedoni – Serbi, do të luhet edhe përballja Ukrainë – Armeni.