Sebajos i thotë “PO” Realit të Madridit

Futbollisti i talentuar spanjoll i Betisit, Dani Sebajos, me shumë gjasa sezonin e ri do të veshë fanellën e Realit të Madridit, njoftojnë mediat spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”. Mesufhsori 20-vjeçar është pajtuar të kalojë në “Santiago Bernabeu”, duke refuzuar njëkohësisht ofertën e Barcelonës.

Futbollisti andaluzian me Realin e Madridit do të nënshkruajë kontratë për 6 vitet e ardhshme, ndërsa edhe zyrtarisht kjo marrëveshje do të vihet në fuqi javën që vjen.

Nga shitja e tij Betisi pritet të përfitojë 18 milion euro. Sebajos pritet që ti bashkohet Realit në turneun e parë parasezonal në SHBA, që fillon me 20 korrik.

Sipas “Marca”, Dani vizitat mjekësore te Reali i Madridit pritet që ti kalojë të hënën. Me transferimin e tij, Zinedin Zidan do të duhet të lirohet nga ndonjëri prej mesfushorëve aktual që ka në skuadër.

Edhe pse në të madhe flitet për largimin e Xhejms Rodrigez, interesante është se kolumbiani nuk ka kërkuar një gjë të tillë. Lukas Vaskez kërkohet nga Roma, derisa për shërbimet e Mateo Kovaçiç interesohen disa skuadra italiane.

Leave a Reply