Egnatia e mbyll merkaton me dy super përforcime

Egnatia ka bërë një prej merkatove më të mira në Superligën shqiptare. Këtë e tregojnë edhe emrat e afruar nga drejtuesit e kësaj skuadre, ku spikasin futbollsit me CV të pasur, përfshirë këtu edhe katërshen nga Maqedonia, Besar Iseni, Besart Krivanjeva, Demir Imeri dhe Urosh Djuriç.

Dy të parët te Egnatia u transferuan nga rradhët e FC Shkupit, Demir Imeri u transferua nga Vllaznia e Shkodrës, ndërsa portieri Djuriç erdhi nga rradhët e Struga Trim Lum.

Ndërkohë së fundmi, Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit të njohur shqiptarë, Bruno Telushi si dhe francezit, Chris Gadi.

Mesfushori Telushi ka mbyllur aventurën në Azerbajxhan te skuadra e Nefçi Baku, duke u rikthyer sërish në futbollin shqiptar.

Edhe pse ishte shumë afër një transferimi te Vllaznia, në momentin e fundit diçka shkoi keq dhe vlonjati zgjodhi Egnatian. Lajmin për transferimin e Telushit e bëri të ditur edhe vetë faqja e klubit nga Rrogozhina me anë të një postimi në ‘’Facebook’’, ku gjithashtu njoftuan edhe për transferimin e 29-vjeçarit francez, Gadi.

Ky i fundit te Egnatia vjen si agjent i lirë, pasi e kishte mbyllur me skuadrën bullgare të Montana, ndërsa gjatë karrierës së tij të bujshme Gadi kishte luajtur edhe me të rinjtë e Olimpik Marsej, për të luajtur më pas në Bullgari me Lokomotiv Plovdiv, PFC Beroe, Spartak Pleven, Septemvri Sofia, FC Etar, në Portugali me Atletico CP, në Egjipt me Petrojet, në Arabinë Saudite me Al-Mojzel dhe në Belgjikë me skuadrën e Sharleroi. (infOSport.mk)

Leave a Reply