Partizani i ka shfrytëzuar në maksimum orët e fundit të merkatos për të sguruar shërbimet e disa prej futbollistëve, që do ndihmonin këtë skuadër në sezonin e ri futbollistik në elitën e futbollit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Kështu vetëm disa minuta para orës 00:00, “Demat e Kuq”, përveç që siguruar shërbimet e reprezentuesit të përkohshëm shqiptarë, Ergys Kaçe, ata siguruan edhe shërbimet e 3 futbollistëve afrikan.
Bëhet fjalë për futbollistët, Sembene Pape Saliou, Gueye Maguette dhe Camara Aboubacar.
Mbrojtësi Pape dhe mesfushori Maguette respektivisht 19 dhe 18 vjeç vijnë nga Senegali, derisa mesfushori me tipare sulmuese Aboubacar 19 vjeç, vjen nga Bregu i Fildishtë. Që të tre këta futbollistë të talentuar vijnë nga shkolla të njohura të futbollit afrikan dhe të njëjtit konsiderohen si mjaft premtues.
Ata me Partizanin kanë nënshkruar kontrata katër vjeçare për të qenë pjesë e projektit afatgjatë të klubit shqiptarë.