Partizani ka bërë një super goditje në ditën e fundit të merkatos në Shqipëri, duke angazhuar reprezentuesin e përkohshëm të kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.
Ka qenë vetë klubi i kuq nga Tirana që përmes faqes zyrtare ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin korçar, i cili në këtë mënyrë për herë të parë do të luaj në Superligën shqiptare.
Partizani dhe Kaçe kanë arritur marrëveshje një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Kështu mesfushori i spikatur i kombëtares shqiptare bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke, ku luajti me skuadrat si PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL dhe Aris, ndërsa gjithashtu pati edhe një eksperiencë të shkurtër në futbollin çek, duke veshur fanellën e Viktoria Plzen.