Akademia Pandev më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Marjan Radeskit, i cili pak para fillimit të sezonit të ri vendosi ti bashkohet FC Shkupit. Emër i ri në rradhët e skuadrës nga Strumica, është sulmuesi nga Gambia, Ousman Marong, i cili te Akademia Pandev vjen nga rradhët e skuadrës së njohur serbe, Crvena Zvezda.
Sulmuesi 22-vjeçar me Akademia Pandevin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa drejtuesit e skuadrës së Goran Pandev janë duke punuar në rregullimin e dokumetacionit, që i njëjti sa më shpejtë të ketë të drejtë loje në Ligën e Parë.
Kujtojmë, Akademia Pandev sezonin e ri garues 2021/2022 e nisi me barazim 1:1 në shtëpi kundër Struga Trim Lum, ndërsa në xhiron e dytë kjo skuadër do të mirëpret Rabotniçkin. (infOSport.mk)