Ismajli largohet nga Specia, por jo edhe “Serie A”

Ardian Ismajli ndryshon skuadër por jo kampionat. Pas një sezoni shumë pozitiv me Specian në elitën e futbollit italian, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht te Empoli skuadër e sapongjitur në Serie A.

Për shtuar eksperiencën në prapavijën e skuadrës së tij trajneri i toskanëve Aurelio Andrezzoli e donte me çdo kusht Ismajlin dhe drejtuesit e klubit ja plotësuan dëshirën.

Empoli e ka blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e mbrojtësit shqiptar i cili ka firmosur për 4 vite deri në 30 qershor të 2025-ës.

Shifrat e këtij transferimi nuk bëhen të ditura nga ana e dy klubeve por në të njëjtën kohë nga Empoli te Spezia janë transferuar dy futbollistë greku Dimitrios Nikolaou dhe Samuel Mraz dhe mesa duket ka patur një shkëmbim futbollistësh mes dy klubeve.

 

Leave a Reply