Struga Trim Lum bënë një super goditje, Florian Kadriu bëhet “strugan”

Struga Trim Lum ka bërë një super goditje në merkato, teksa sot ka prezantuar Florian Kadriun. Është ky një emër i njohur për futbollin vendor, ndërsa ekipit strugan i bashkohet nga rradhët e skuadrës së FK Sabail nga Azerbejxhani.

Siç mëson “infOSport.mk”, Kadriu me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare. Kësisoj Kadriu rikthehet në futbollin vendor vetëm pas një viti, ku së fundmi ishte pjesë e Renovës.

Ndryshe gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, Kadriu ka luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës, FC Shkupin dhe Rabotniçkin, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Teutën dhe Tiranën në Shqipëri. (infOSport.mk)

Leave a Reply