Të dielën edhe zyrtarisht hap siparin sezoni i 30-të jubilar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilin sërish do të garojnë 12 skuadra, njofton “infOSport.mk”.
Bregallnica, Tikveshi dhe Skopje janë skuadrat e reja që do të garojnë në mesin e më të mirëve, me Shkëndijën dhe FC Shkupin, që shihet si favoritët kryesor për titullin kampion.
Këtu nuk duhet harruar edhe Struga Trim Lum, por edhe Akademia Pandev, dy skuadra këto që do të përballen që në xhiron e parë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në terminin e mbrëmjes, të dielën me fillim në ora 20:00 në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë, ndërkohë të gjitha ndeshjet tjera do të jenë në program në ora 17:30.
Kampionët në fuqi të Shkëndijës rrugëtimin e tyre drejt titullit të 5-të kampion në historikun e tyre do ta nisin me transfertën në Kavadar kundër Tikveshit.
Një detyrë aspak të lehtë nuk do të ketë edhe FC Shkupi, që do të udhëtojë drejt Shtipit për tu përballur me Bregallnicën mjaft ambicioze, ndërkohë Renova në Tetovë do të jetë nikoqir i Skopjes.
Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje zhvillohen në Shkup, edhe atë në arenën “Todor Proeski”, aty ku Rabotniçki do të mirëpret Borecin, derisa në Gjorçe Petrov, vendasit e Makedonija GJ.P do të përballen me Pelisterin. (infOSport.mk)
LPFMV, Java 1 – sezoni 2021/2022 |
||||||||||||||||||
|