Brazili është finalisti i parë i Lojrave Olimpike Tokio 2020, pasi në gjysmëfinale mundi Meksikën, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në ruletin e penaltive brazilianët ishin shumë më të sigurtë dhe në fund me meritë kaluan në finalen e madhe, aty ku do të presin fituesin e ndeshjes, Japoni – Spanjë.
Alvesh, Martinelli, Guimaresh dhe Reinier dolën të jenë të saktë për “kariokët”, derisa golin e vetëm për Meksikën e realizoi Rodrigez.