Pas Zekirit, Berishës dhe Jusufit, edhe një shqiptarë tjetër i bashkohet Pelisterit!

Pelisteri vazhdon të jetë aktiv në merkato, teksa së fundmi drejtuesit e skuadrës nga Manastiri kanë angazhuar edhe mesfushorin kumanovar, Alban Sulejmani, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit te skuadra nga qyteti i alfabetit shqip vjen si agjent i lirë, ndërsa për herë të fundit kishte veshur fanellën e Makedonija GJ.P. Pikërisht te kjo skuadër kishte nisur karrierën e tij profesionale, për të luajtur më pas edhe te Renova dhe Struga Trim Lum në futbollin vendor, ndërsa jashtë Maqedonisë, kishte veshur fanellën e Legia Varshavës dhe Pogon Siedlce në Poloni, si dhe atë të FK Partizanit në Shqipëri.

23-vjeçari Sulejmani kështu bëhet futbollisti i katërt shqiptarë që i bashkohet Pelisterit në këtë afat kalimtarë, pas bashkëqytetarit të tij, Alpaj Jusuf si dhe dyshes Rihan Zekiri dhe Jakup Berishës.

Ndryshe përveç kësaj katërshe, skuadra nga Manastiri, gjithashtu ka angazhuar edhe brazilianin Fernando Silva, Hristijan Veceskin e Rabotniçkit, Radulloviç-Veliçkoviç tw Vardarit dhe Filip Milenkovskin e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply