Samir Fazli largohet nga Makedonija GJ.P

Sulmuesi shkupjan, Samir Fazli pritet të largohet nga Makedonija GJ.P, duke u transferuar sërish jashtë vendit. 30-vjeçari i cili ka një karrierë të bujshme ndërkombëtare, duke luajtur në Zvicër, Holandë dhe Kroaci, me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Kazakistan, aty ku interes ka shfaqur skuadra e Turan.

Bëhet fjalë për një skuadër nga elita e futbollit kazak, që pjesën e parë të sezonit 2021/2022 e mbylli në pozitën e 12-të me vetëm 18 pikë të tubuara, vetëm 3 pikë larg pozitës së 13-të që dërgon këtë skuadër një rang garash më poshtë.

Pikërisht kjo ka bërë që drejtuesit e Turan të përveshin krahët dhe të përforcojnë skuadrën me futbollistë cilësor, me qëllim që të sigurojnë mbijetesën.

Me Samir Fazli, ekipi i Turan pritet të përforcojë dukshëm repartin e sulmit, aty ku shkupjani gjindet më së miri. Kujtojmë vitet e fundit Fazli u rikthye në futbollin vendor, duke luajtur me Shkëndijën dhe Makedonija GJ.P. (infOSport.mk)

Leave a Reply