Me eliminimin nga Kupat e Europës, Shkëndija e Tetovës ndau rrugët edhe me trajnerin Ernest Gjoka, ndërsa ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet tekniku i ri që do ti udhëheq kuqezinjët në sezonin e ri garues në elitën e futbollit vendor.
Nga burime jozyrtare flitet se kandidat potencial për të marrë drejtim e Shkëndijës janë Igor Angellovski dhe Umit Karan.
Angellovski që ishte seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut deri në suksesin historik të Kampionatit Europian, tashmë është trajner i lirë dhe shihet opsion i mirë për stolin e tetovarëve. Ndërkohë Umit Karan që kaloi në dy periudha të ndryshme trajner te FC Shkupi në Maqedoni, për momentin ndodhet në Turqi dhe është i angazhuar te skuadra e Iskenderunspor.
Angellovski apo Karan, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtarë i drejtuesve të skuadrës kuqezi.