Fituesi i Ligës së Kampionëve, Çelzi dhe ai i Liga Europa, Viljareali, me 11 gusht do të diskutojnë trofeun e Superkupës së Europës.
Kjo përballje do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Ëindsor Park’ të skuadrës së Linfield F.C.
UEFA ka dhënë lajmin e mirë dhe ndeshja do të luhet me kapacitet 70% nga numri i ulëseve në stadium, pra 13000 tifozë nga 18500 në total, pavarësisht pandemisë së COVID-19.
Testimi i ndeshjeve me tifozë në Euro 2020 dha rezultatin e duhur, prandaj ky trend pritet të vazhdojë dhe në sezonin e plotë 2021-2022.