Arlind Shabani i Struga Trim Lum i bashkohet Prishtinës

Arlind Shabani pas një viti të kaluar te Struga Trim Lum, ka vendosur që sërish të rikthehet në futbollin kosovar, mirëpo këtë herë duke nënshkruar me ekipin kampion të FC Prishtinës, njofton “infOSport.mk”.

Talenti 19-vjeçar ditë më parë me pëlqim të dyanshëm prishi kontratën me Struga Trim Lum, ndërsa tashmë i njëjti i ka thënë “PO” Prishtinës, që këtë vit shkroi historinë, duke u kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shabani me FC Prishtinën ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa ditëve në vijim edhe zyrtarisht i njëjti pritet të prezantohet me fanellën “bardhekaltër”. (infOSport.mk)

Leave a Reply