Ish trajneri i Shkëndijës kualifikon Laçin në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Laçi ka bërë historinë duke marrë një barazim historik 0:0 përballë rumunëve të Krajovës dhe duke u kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.

Kurbinasit ishin dominues në të gjitha aspektet duke zhvilluar një super ndeshje me plotë raste për shënim.

Ndeshja u duk sikur nuk do të mbaronte kurrë pasi arbitri finlandez Gestranius, lejoi që e njëjta të luhej deri në minutën e 100-të. Mirëpo edhe pas 100 minutave lojë, Krajova nuk arriti të shënojë në portën e Sherrit, i cili ishte fenomenal sonte, ndërsa Laçi falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, arriti që të shkruaj histori, duke u kualifikuar për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Një sukses mjaft i madh për Laçin që thyen mallkimin e mëparshëm që nuk kishte arritur të kualifikohej kurrë në një tur më shumë se kaq, ndërsa një gjë të tillë bëri me ish trajnerin e Shkëndijës në stol, Shpëtim Duro.

Leave a Reply