Suksesi i futbollit kosovar mban vulën e dy trajnerëve shkupjan, Ramadani dhe Nuhiu

FC Prishtina dhe FC Drita janë dy skuadrat kosovare që këtë vit na gëzuan me paraqitjet e tyre në skenën ndërkombëtare. Që të dyja skuadrat, që udhëhiqen nga strategët shkupjan regjistruan rezultate pozitive në ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Prishtina e Zekirja Ramadanit mundi ekipin e Connah’s Quay Nomads nga Uellsi, derisa Drita e Ardian Nuhiut barazoi pa gola ndaj gjigandëve holandez të Fejenordit.

Një sukses ky i jashtëzakonshëm për futbollin kosovar (vitin tjetër në Europë do të prezantohet me 4 skuadra), i cili duhet pranuar se mbanë edhe vulën e dy strategëve nga Shkupi, Ardian Nuhiu dhe Zekirja Ramadani, që po dëshmohen me rezultatet dhe titujt që po fitojnë në futbollin kosovar.

Kujtojmë Ramadani, pas shpinës së tij ka 3 tituj kampion, edhe atë me 3 skuadra të ndryshme, Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën, derisa Ardian Nuhiu një titull kampion me Dritën.

Shkupjanët duhet të jenë krenar me këtë dyshe, fëmijë të FC Shkupit, madje edhe trajner të skuadrës së tyre të zemrës, por që sukseset e tyre po i arrijnë me skuadra tjera dhe jo me atë që edhe vetë e kanë ëndërruar, FC Shkupin. (infOSport.mk)

Leave a Reply