Bazeli i shuan shpresat e Partizanit që në ndeshjen e parë (VIDEO)

Bazeli doli të jetë shumë i fortë për Partizanin e Tiranës, shkruan “infOSport.mk”! Nënkampionët e Zvicrës sonte shënuan fitore 3:0 në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ndaj skuadrës shqiptare të drejtuar nga Ilir Daja.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:0, falë golit të Stoker në minutën e 43-të, kur i njëjti përfitoi nga një pasim me kokë në afërsi nga ana e bashkëlojtarit të tij, Males.

Me këtë gol i mbyll pjesa e parë, ndërsa të të dytën, Kabral falë një roveshate spektakolare në minutën e 52-të, dyfishoi përkohësisht shifrat, ndërsa në minutën e 80-të, Stoker autori i dopietës, vulosi triumfin 3:0 të Bazelit.

Partizani në disa raste i kanos me anë të brazilianit Kardozo, por ish futbollisti i Pelisterit nuk u tregua i saktë para portës.

Kësisoj ndeshja e në tokën shqiptare do të jetë thjesht një formalitet për Xhakën-Kasamin dhe shokët e tij, pas këtij triumfi të pastër të arritur sonte në “St.Jakob Park”.

Leave a Reply