Rabotniçki po vijon përgatitjet në Ohër, aty ku skuadra është akomoduar tashmë 3 ditë, derisa drejtuesit e skuadrës po punojnë intensivisht në transferimin e futbollistëve të rinj, që do ndihmonin skuadrën nga “Parku i Qytetit” që sa më denjësisht të paraqitet në sezonin e ri garues 2021/2022.
Informacionet e fundit brenda klubit “romantik” flasin se ata kanë bërë për vete vëllain e Dembo Darboe të FC Shkupit, Lamin Darboe.
I njëjti tashmë ndodhet në Ohër dhe i është bashkuar skuadrës së Rabotniçkit, ndërsa mbetet të shihet nëse do shkojë gjurmëve të vëllait të tij, i cili shpërtheu me fanellën e skuadrës nga Çairi, për tu transferuar më pas te skuadra e Shakhtar Soligorsk.