Klubet shqiptare kanë filluar përgatitjet e tyre për sfidat e turit të dytë në Ligën e Konferencës, ku shpresojnë të kenë një ecuri sa më pozitive. Janë plotë 8 skuadra shqiptare që do të luajnë në këtë fazë, përfshirë këtu edhe dy skuadrat nga Maqedonia e Veriut, KF Shkëndija dhe FC Shkupi.
Këto dy skuadra, bashkë edhe me Partizanin, Teutën, Laçin dhe Vllazninë nga Shqipëria, si dhe Prishtinën dhe Dritën nga Kosova, me fillim në ora 14:00 do të mësojnë kundërshtarët e turit të tretë në rast të një kualifikimi të mundshëm.
Të gjitha ekipet shqiptare, do të jenë në “ankth” për të mësuar se cilin do të kenë rival në rast se do të kalojnë në turin e tretë të këtij kompeticioni. Vlen të theksohet fakti se Teuta, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës, janë më të avantazhuara në letër, për të kaluar më tej, ndërkohë që skuadrave të tjera iu duhet një sforco e madhe për të siguruar kualifikimin në turin e tretë.