FC Prishtina e Zekirja Ramadanit pasi kaloi raundin preliminar në Ligën e Kampionëve, në raundin e parë të kompeticionit më të rëndësishëm europian u takua me gjigandët hungarez të Ferencvaroshit.
Edhe pse “bardhekaltërit” nga kryeqendra kosovare bënë një paraqitje të denjtë në të dyja ndeshjet, ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 6:1, miëpo ëndërra e tyre europiane vazhdon, këtë herë në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku një vend për në raundin e dytë kanë siguruar një vend plotë 8 skuadra shqiptare.
Prishtina për kudërshtarë në këtë fazë do të ketë ekipin e Connahs Quay nga Uellsi.
Ndeshjen e parë Prishtina e strategut shkupjan, Zekirja Ramadani do ta zhvillojë në Kosovë, edhe atë me datë 20 korrik, ditën kur gjithë shqiptarët musliman do të festojnë Festën e Kurban Bajramit.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 18:00, ndërkohë ndeshja kthyese në program do të jetë me datë 29 korrik në tokën uellsiane. (infosport.mk)